Lëvizje në mbrojtje, Kukësi largon Cuculin, vjen Kotobelli

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 17:02 | Futboll
Lëvizje në mbrojtje, Kukësi largon Cuculin, vjen Kotobelli

Pak ditë nga finalja e Superkupës së Shqipërisë, Kukësi vijon të jetë aktiv në merkato duke zyrtarizuar dy lëvizje të tjera. Qëndërmbrojtësi Ardian Cuculi ka mbyllur bashkëpunimin me verilindorët vetëm pas një sezoni atje, ku arriti të fitojë Kupën e Shqipësirë.

Si rrjedhojë nënkampionët e vendit kanë lëvizur menjëherë duke përforcuar prapavijën me mbrojtësin Blerim Kotobelli.

Ish-futbollisti i Tiranës, Teutës, Partizanit dhe së fundi Flamurtarit ka firmosur për të paktën një sezon. Kukësi ka mbyllur përgatitjet në Mavrorë ndërsa tashmë sytë janë nga finalja e 18 gushtit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos