Recesion global, FMN parashikon krizën më të keqe të shekullit

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 14:37 | Bota
Recesion global, FMN parashikon krizën më të keqe të

Pandemia globale e koronavirusit mund të shkaktojë krizën ekonomike më të thellë të shekullit të kaluar dhe do të kërkojë dhjetëra trilionë dollarë për rimëkëmbjen. Deklaratën e fortë e ka bërë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cristalina Georgieva.

Sipas saj, rritja globale do të pësojë një kthesë negative në vitin 2020, me 170 nga 180 anëtarët e FMN që pritet të kenë një ulje të prodhimit të brendshëm për frymë. “Në fakt, ne parashikojmë rënien më të keqe ekonomike që prej Depresionit të Madh. Acari do të prekë si ekonomitë e avancuara, edhe ato në zhvillim. Kjo krizë nuk njeh kufij. Çdokush do të dëmtohet. Por ashtu si kriza shëndetësore po godet njerëzit më të cenueshëm, ashtu edhe kriza ekonomike pritet të godasë më fort vendet më të cenueshme”.

Ekonomitë botërore deri më tani kanë marrë masa prej 8 trilion dollarësh, por sipas shefes së FMN-së do të duhet edhe më shumë ndihmë për bizneset dhe familjet, në mënyrë që rimëkëmbja të mos bëhet edhe më e vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos