
E diela ishte një ditë fantastike për Red Bullin.
Jo vetëm që Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Brazilit, por gjithashtu mekanikët e skuadrës vendosën rekord të ri botëror për “pit stop”-in më të shpejtë të kryer ndonjëherë.
Gomat e makinës Red Bull u ndërruan për 1,82 sekonda, ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte 1,88 sekonda. Edhe rekordi i vjetër mbahej nga Red Bull dhe ishte regjistruar këtë vit, në Çmimin e Madh të Gjermanisë. (A2 Televizion)