All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Reforma e shërbimeve “online” vijon, pak efekt te ulja e korrupsionit, qytetarët ende hasin vështirësi

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 19:21 | Ekonomi
Reforma e shërbimeve “online” vijon, pak efekt te ulja e
All - Paragraf - 1

Pas më shumë se një viti nga reforma e qeverisë që çoi në mbylljen e sporteleve duke i kaluar thuajse të gjitha shërbimet “online”, shumë qytetarë vijojnë të hasin vështirësi.

“Ndodh që ne vërtetë ndërmarrim hapa të rëndësishëm për t’iu përshtatur zhvillimeve, por çfarë ndodh: qytetarët nuk janë plotësisht të informuar si për procesin e digjitalizimit. Dhe janë pikërisht qytetarët e zonave rurale që si zgjidhje gjejnë kancelaritë apo perona të tjerë që mund t’i ndihmojnë”, tha pedagogia Eriola Hoxha.

All - Paragraf - 3

Fundi i “epokës fizike të kadastrës”, hapi i guximshëm i “E-qeverisjes” që kaloi 71 shërbimet vetëm “online” që nga 3 korriku gjithashtu, me qëllim luftimin e korrupsionit po rezulton me kosto për qytetarët.

“Unë mendoj se sigurisht nga njëra anë ne duhet të përpiqemi të luftojmë korrupsionin, por kjo nuk bëhet pa bashkëpunimin e qytetarit. Ndaj duhet t’i mësojmë ata se si të përdorin këto shërbime tashmë “online”, shtoi Hoxha.

Me gjithë kalimin e thuajse të gjitha shërbimeve “online”, një sërë raportesh vijojnë të tregojnë se vendi vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit, ndërsa qytetarët vijojnë të ankohen për burokraci. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos