“Rama do ndërhyjë në sistemin e drejtësisë”, Sefa: Do shkrijë KLGJ, KLP dhe ILD

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 21:33 | Politikë

“Rama do ndërhyjë në sistemin e

Juristi Indrit Sefa, parashikon se qeveria përmes komisionit Xhafa ka si synim kryesor të fusë duart në sistemin e ri të drejtësisë.

I ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Sefa u shpreh se po synohet shkrirja e KLGJ, KLP dhe ILD dhe krijimi i një institucioni të ri që do të zgjedhjen e kreut të SPAK dhe prokurorëve.

“Këta do ndërhyjnë fortë. Do shkrijnë KLGJ, KLP dhe ILD dhe do bëjnë një KLD siç e kemi pasur. Zgjedhjen e kreut të SPAK do ta bëjë ky organ, prokurorët ky organ. Në këtë mënyrë Rama do të fusë duart në sistemin e drejtësisë. Për mua SPAK është vetëm për t’u falënderuar. Ne jemi bërë të gjithë popull prokuror, dyshojmë në cdo vendimmarrje”, tha Sefa në Off the Record. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos