
Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka sqaruar dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano.
Teksa e cilëson një veprim human në të tilla raste, Ndoja zbuloi në Off The Record me Andrea Danglli, se një të afërm të Nanos e ka kumbar shtëpie.
“E kemi zakon që shkojmë në morte, është sevap nga pikëpamja fetare. Është detyrim qytetar të shkosh në morte. Është vlerësim human për një qënie njerëzore që përcillet në jetën tjetër.
Djalin e tezes të Fatos Nanos e kam kumbar dhe nuk më ndalon PD e askush.
Ai ka qenë një personalitet i politikës dhe për mua kundërshtarët politikë nuk jam hasëm. Kjo është një mendësi që i përket një sistemi tjetër.
Unë nuk i përkas luftës së klasave dhe as asaj mendësie. Ata që më njohin e dinë që unë nuk i shes parimet. Lëvizin 49 vetë në PD, unë jam i pesëdhjeti. Mund të lëvizë e doktori dhe unë nuk lëviz ”, tha Ndoja për Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)
