Reforma në pensione, dita e 5-të e grevës, transporti në Paris vijon i paralizuar

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 17:43 | Bota
Reforma në pensione, dita e 5-të e grevës, transporti në

Kjo është dita e pestë e grevës mbarëkombëtare në Francë. Situata nuk ka ndryshuar, të paktën në kryeqytet. Sistemi i transportit publik vijon të jetë i paralizuar në Paris, ndërsa punonjësit kundërshtojnë me forcë planet e presidentit Emmanuel Macron për reformën në pensione. Udhëtarët e kanë shumë të vështirë që të arrijnë në destinacionet e tyre ndërsa përdorin ato pak linja treni aktive.

“Nuk jam totalisht kundër grevës, por e kam të vështirë të kuptoj ankesat. Mendoj se kjo situatë po penalizon Francën”, deklaroi një udhëtar.

“Mbështes grevistët edhe pse kjo do të thotë të gjejmë mënyra të tjera udhëtimi. Jam me ata, dhe jam dakord me grevën”, shtoi një tjetër

Punonjësit dhe sindikatat nuk mbështesin planin e qeverisë, pasi sipas tyre ul benefitet financiare dhe rrit moshën e daljes në pension. Pavarësisht situatës kaotike, Macron synon të vazhdojnë me unifikimin e 40 skemave të ndryshme në një sistem të vetëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos