All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Reforma Territoriale, A2 CNN zbulon propozimin e grupit parlamentar demokrat: 6 rajone dhe 92 bashki

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 22:51 | Politikë
Reforma Territoriale, A2 CNN zbulon propozimin e grupit parlamentar demokrat: 6
All - Paragraf - 1

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Pra, 92 bashki dhe 6 rajone.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Kuvend për konsultimin e Reformës Territoriale u vendos që në draftpropozim e PD-së, afati i fundit për ta dorëzuar është 30 shtatori.

https://a2news.com/2022/09/08/boci-ndajme-te-njejtin-qendrim-me-grupimin-e-alibeajt-per-territorialen-opozita-vendosi-daten-e-protestes/
All - Paragraf - 3

Propozimet e Partisë Demokratike për bashkitë që duhet të shtohen:

Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq

Bashkia e Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz.

All - Paragraf - 6

Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër

Bashkia Shpirag në qarkun Berat

Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër

All - Paragraf - 9

Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan

Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë

Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier

Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës

All - Paragraf - 13

Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë

Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë

Burime nga mbledhja e deputetëve bëjnë me dije se “është lënë ende e hapur mundësia që deputetët të bëjnë sërish propozime ndaj edhe drafti përfundimtar pritet javën që vjen”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos