Reforma territoriale, PD mbledh grupin, deputetët do të dorëzojnë me shkrim problematikat

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 13:08 | Politikë
Reforma territoriale, PD mbledh grupin, deputetët do të

Deputetët e grupit parlamentar të PD-së janë thirrur nga Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratike, ku fokusi i diskutimeve do të jetë reforma e re territoriale.

Ky takim vjen një ditë para se të mbahet mbledhja e parë e komisionit të posaçëm për reformën territoriale ku të pranishëm do të jenë të dyja palët, socialistët dhe demokratët.

Deputetëve iu është kërkuar që me shkrim të sjellin një analizë të problematikave të zonës që ata janë zgjedhur, të propozojnë emra të personave që sipas tyre duhet te përfshihen në përgatitjen e draftit për reformën e re territoriale, si dhe një propozim nga vetë deputetët mbi kriteret dhe standardet që duhet të bëhet ndarja e re administrative-territoriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos