Reforma Zgjedhore, Gjiknuri kërkon ndihmën e SHBA për dialogun politik

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 11:34 | Aktualitet
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri kërkon ndihmën e SHBA për dialogun

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri zhvilloi një bisedë me ambasadorën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Gjiknuri e informoi ambasadoren amerikane mbi ecurinë e reformës së shumëpritur zgjedhore dhe kërkoi mbështetjen e SHBA për të shtyrë rinisjen e tryezës së dialogut që ajo të përmbyllet brenda muajit qershor

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA-së për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik”, shkruan Gjiknuri në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos