Reforma Zgjedhore, Gjiknuri tregon çështjet për të cilat është rënë dakord

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 14:24 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri tregon çështjet për të cilat

Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, deklaroi pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore se sot është arritur marrëveshja për disa çështje.

“Sot ishte mbledhje e vlefshme, me disa marrëveshje në lidhje me disa çështje. U pranua që periudha zgjedhore të shkurtohet nga 15 prilli deri në 15 maj dhe nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, 1 në 3 emra të jetë femër. Gjithashtu, ramë dakord për financimin miks të fushatës zgjedhore: edhe nga qeveria edhe nga donacionet private”, tha Gjiknuri.

“Pas dy ditësh do të trajtojmë krimet zgjedhore, amnistia e personave që denoncojnë krime zgjedhore etj. Sot kemi bërë progres, nëse punojmë me intensitet mund t’i realizojmë parimet e rëndësishme brenda 31 majit”, shtoi Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos