
Edhe pse startin e ka pasur të njëjtë me Komisionin e Reformës Territoriale, ai i Reformës Zgjedhore as mbledhje nuk ka kryer në muaj të tërë.
Tashmë me një afat të ri veprimi, anëtarët e komisionit u mblodhën për të dakordësuar kalendarin e punës, i cili do të ketë si fokus kryesor zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi konceptin e herësit në listën e kandidatëve për deputetë do të jenë pikat kryesore ku do të orientohet puna e tij.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që pjesë e agjendës të bëhej edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, kërkesë që u refuzua. (A2 Televizion)