Reforma zgjedhore, opozita paralajmëron marrëveshje të fshehtë PD-PS

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 20:21 | Aktualitet

Marrëdhënia mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për reformën zgjedhore, duket se nuk është në stinën e saj më të mirë. Këtë e tregoi dhe braktisja që deputetet I bënë komisionit të posaçëm pasditen e së hënës. Mbi këto marrëdhënie hedh hije frika e një tjetër marrëveshjeje politike mes të mëdhenjve, që do të vinte para faktit të kryeropozitarët e rinj në Kuvend. E lënë vetëm në tryezën me shoqërinë civile nga bashkëkryetari socialist Gjiknuri, Rudina Hajdari flet hapur. Deputetët e opozitës në Komision po vihen para draftesh të hartuar nga ekspertë, mbi të cilët mungon dakordësia politike. Sistemi i përkrahur nga deputet e opozitës është proporcionali kombëtar me lista të hapura. Nisma Thurje ka mbledhur 50 mijë firma qytetarësh dhe këtë propozim bashkë me të tjera ndërhyrje do të prezantohen në komisionin e reformës. Çfarë opozita parlamentare nuk mbështet është ideja e një KQZ-je me tre nivele, që u propozua më herët nga socialistët e më pas u tërhoq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos