“Reformohet” siguria ushqimore, integrimi në BE kushtëzon ndryshimet

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 14:06 | Ekonomi
“Reformohet” siguria ushqimore, integrimi në BE kushtëzon

Siguria ushqimore në Shqipëri është ende një sfidë e madhe dhe ky test duhet kaluar, veçanërisht pas çeljes së negociatave në korrik. Ajo është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare e njëherazi përgjegjëse për një sërë të sëmurësh në vend.

Nën këto argumente, Ministria e Bujqësisë, ka hedhur për konsultim draftin “Politika Kombëtare Shqiptare për sigurinë agro-ushqimore” ku synohet t’i jepet më shumë përparësi zgjidhjes së kësaj problematike.

Në dokument theksohet se siguria e ushqimit, e cila nis me kafshët, shëndetin e bimëve dhe transformimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Plani parashikon një bashkëpunim më të gjerë të disa institucioneve shtetërore dhe agrobiznesit me qëllim arritjen e synimeve.

Sipas draftit, do të sanksionohet me ligj që të gjitha organet përkatëse që kanë detyrim garantimin e sigurisë ushqimore të kenë plane kontigjencash funksionale për menaxhimin e krizave në rast të sëmundjeve të kafshëve, bimëve apo shpërthime sëmundjesh në ushqime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/18/braktisja-e-bujqesise-shqiptare/
https://a2news.com/2022/07/05/shqiperia-po-gerryhet-rrezikon-te-humbase-1-3-e-tokes-bujqesore-si-pasoje-e-erozionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos