Borxhlinjtë e OSHEE, Bashkitë dhe ujësjellësit nuk paguajnë dritat, rriten detyrimet

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 19:52 | Ekonomi
Borxhlinjtë e OSHEE, Bashkitë dhe ujësjellësit nuk

Pas qytetarëve, shteti është borxhliu tjetër më i madh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Referuar të dhënave nga Enti Rregullator, detyrimet e prapambetura të institucioneve e enteve publike, arritën në gati 23 miliard lekë në qershor.

Ky borxh është gati 4 herë më i lartë se në vitin 2014, ku detyrimet e prapambetura përllogariteshin në 6.5 miliard lekë dhe  6 herë më shumë se 2015-a, ndikuar kryesisht nga ujësjellësit.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar më herët se nëse njësitë e pushtetit vendor dhe sidomos ujësjellësit nuk do të përmirësojnë financat e tyre, do të merren në menaxhim nga shteti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos