Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 12:53 | Ekonomi
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja të karburanteve në vend. Vërehet një ulje e naftës, që sipas Bordit varet nga  “ulja e çmimeve në bursën Platts Mediteran”.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër;

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër;

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos