Refuzimi i negociatave, Ruçi i keqardhur: Inercitë ballkanike frenojnë integrimin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 14:41 | Politikë
Refuzimi i negociatave, Ruçi i keqardhur: Inercitë ballkanike

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, po merr pjesë në samitin e kryparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Ruçi shprehu keqardhjen e ngadalësimit të shpejtësisë së procesit integrues për shkaqe që sipas tij, janë zgjime të pasioneve ballkanike.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin çeljen e negociatave. Unë dua të falënderoj presidencën kroate, gjermane dhe portugeze, të cilat e mbajtën përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës. Nuk mund të mos shpreh keqardhjen se shpejtësia e integrimit po ngadalësohet për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, por me zgjimin e pasioneve apo inercive të tjera të kaluara Ballkanike”, tha Ruçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/26/shqiperia-drejt-bashkimit-europian-peng-i-ballkanit/
https://a2news.com/2021/06/24/integrimi-ne-be-mazhoranca-be-te-ndryshoje-sistemin-e-vendimmarrjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos