All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Refuzojnë testin e Covid për fëmijën në gjendje të rëndë, prindërit “no vax” hetohen për tentativë vrasje

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 14:56 | Bota
Refuzojnë testin e Covid për fëmijën në gjendje të
All - Paragraf - 1

Prindërit no vax të një djali 4-vjeçar të shtruar në spital për një sëmundje të rëndë, kundërshtuan testin e Covid-it, që ishte i nevojshëm për ta transferuar atë në një spital tjetër dhe u hetuan për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë, ndërsa lajmi raportohet nga mediat italiane, sipas të cilave, tamponi ishte i nevojshëm për të lejuar që foshnja të transferohej në një institucion tjetër, i dobishëm për mjekët për t'i shpëtuar jetën.

All - Paragraf - 3

Prandaj prokurorët autorizuan mbledhjen me forcë të mostrave biologjike që zbatohet në rast hetimesh duke hapur një dosje, ndaj prindërve për tentativë vrasjeje.

Spitali pritës, i cili ndodhet jashtë Milanos, nuk mund të anashkalonte testin Covid "duke pasur shumë fëmijë në repart që kanë mbrojtje të ulët ose aspak imune". (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos