Rekord rastesh të reja me koronavirus dhe 6 të vdekur në Kosovë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 15:57 | Aktualitet
Rekord rastesh të reja me koronavirus dhe 6 të vdekur në

Në Kosovë, situata nga koronavirusi vijon të jetë e rëndë, madje në 24 orët e fundit është shënuar edhe një rekord negativ rastesh të reja, me 241 persona pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi edhe 6 persona.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona, të cilat i nxjerrim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e drejtuar qytetarëve të Kosovës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 143 persona të prekur me koronavirus.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos