
Kampionati spanjoll i futbollit startoi një natë me parë me Sevilla që mundi në një “Ramon Sanchez Pizjuan” të boshatisur rivalët e Real Betis.
Sevilla triumfoi në shifrat 2-0 në takimin e parë të rikthimit të La Liga, duke siguruar 3 pikë që e mbajnë menjeherë pas Barcelonës dhe Realit të Madridit në renditje, me 50 pikë.
Për skuadrën andaluze shënoi Lucas Ocampos në minutën e 56, ndërsa 8 minuta më vonë, Sevilla dyfishoi nëpërmjet Fernandos, duke mbyllur historinë e takimit.
Sot, kampionati spanjoll vijon me ndeshjet Granada-Getafe dhe Valencia-Levante. (A2 Televizion)