All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë, shpenzuan mbi 1,3 miliardë euro

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 15:53 | Bota
Rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë, shpenzuan mbi 1,3
All - Paragraf - 1

Gati 6 milionë shqiptarë dolën nga vendi vitin e shkuar. Bashkë me rekordin në hyrje, edhe shifrat e atyre që zgjodhën që t’i kalonin jashtë pushimet shënuan nivelet më të larta historike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga më pak se 4.2 milionë në 2021-shin, shifra u rrit me mbi 40 për qind në 12-mujorin lënë pas.

Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, rritja i dedikohet sa shtimit të linjave direkte me çmime më të ulëta, aq edhe mungesës së kapaciteteve akomoduese në vend.

All - Paragraf - 3

“Si arsyen kryesore do të rendisja lirimin e masave nga pandemia. Por për pushimet familjare mendoj se çmimet më të lira të strukturave akomoduese në vendit e rajonit kanë joshur shumë shqiptarë”, shprehet Rrahaman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shqiptarët nuk kanë kursyer as shpenzimet për pushime vitin e shkuar, të cilat përllogariten në mbi 1.3 miliardë euro. Kjo shifër e parave të harxhuara është gati 30 për qind më e lartë se në po të njëjtin hark kohor të 2021-shit.

“Shqiptarët nuk njohën si “turistë të këqij”. Ne kemi disa lloj kategorizimesh në varësi të rajoneve. Ndonëse populli varfër, Shqiptarët nuk kursehen kur vjen puna te pushimet”, shprehet Kasa.

All - Paragraf - 6

Pjesa më e madhe shqiptarëve që dolën nga vendi zgjodhën Rajonin, kryesisht Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut me paketa turistike ndjeshëm më të lira. Gjithashtu, Madridi e Barcelona në Spanjë, Milano e Roma në Itali apo Abu Dhabi e Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe tërhoqën një pjesë të mirë të turistëve shqiptarë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos