
Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me forcat DVP Elbasan kanë zbarkuar në tregun agro-ushqimor në Elbasan.
Deri më tani, bëhet e ditur se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Aksioni i zhvilluar te zona e njohur si tregu Agro-Ushqimor, për llogari të SPAK, teksa ende nuk dihet saktësisht çfarë fokusi ka.
Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është një emër i njohur për Policinë dhe drejtësinë. (A2 Televizion)