Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim grupin “Habilaj”

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 10:04 | Kronikë
Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim grupin “Habilaj”

Apeli i Posaçëm ka vendosur të prishë dënimin e dhënë nga shkalla e parë në maj të vitit 2021 për Moisi Habilajn, i dyshuar si drejtuesi i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Njëkohësisht, është vendosur prishja e dënimit të dhënë nga shkalla e parë për tre të bashkëpandehurit e tjerë ,Nezar Seiti, i akuzuar si financiar i grupit kriminal, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Për të katërt këta persona, sipas vendimit të Apelit, do të duhet të nisë nga zero në shkallën e parë dhe të rigjykohet në shkallën e parë.

Ky është edhe grupi për të cilin është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si favorizues.

Anëtarët e këtij grupi janë gjykuar për trafik droge edhe nga drejtësia italiane, ku kanë marrë dënim me burg edhe në Itali.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe në bazë të nenit  333/a  të Kodit penal  dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.
  6. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale "Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  9. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
  10. Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
  11. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. 
  12. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  13. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale "Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  14. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
  15. Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
  16. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
  17. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  18. Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale "Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  19. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
  20. Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.
  21. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
  22. Shpenzimet procedurale t'u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.
  23. Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht...”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/19/15-vite-burg-per-moisi-habilajn-gjykata-e-larte-ne-itali-nuk-ndryshon-vendimin/
https://a2news.com/2023/01/27/apeli-i-posacem-jep-vendimin-perfundimtar-per-ish-shefin-e-policise-se-dhermiut-i-akuzuar-si-pjese-e-grupit-te-habilajve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos