Rënia e euros, pas ministres Ibrahimaj, eksportuesit takohen edhe me guvernatorin Sejko

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 15:17 | Ekonomi
Rënia e euros, pas ministres Ibrahimaj, eksportuesit takohen edhe me

Pas takimit me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese zhvilluan një tryezë diskutimi me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me rënien e euros në nivelet më të ulëta historike.

Në takimin që zgjatimi mbi 120 minuta, guvernatori Sejko përsëriti qëndrimin se zhvlerësimi i valutës europiane po vjen nga shkaqe objektive dhe jo nga paraja informale.

Ditën e premte pritet të ketë sërish një takim ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga shoqatat eksportuese, Ministria e Financeve dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos