Rënie e interesit për Facebook dhe Instagram, TikTok rivali më i fortë

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 08:22 | Teknologji
Rënie e interesit për Facebook dhe Instagram, TikTok rivali më i

Platforma META pret fitime marramendëse këtë tremujor të dytë të këtij viti, pavarësisht shqetësimeve për rënie të interesit për Facebook apo edhe Instagram. Prilli nuk ka qenë muaji më i mirë për kompaninë, por aksionet e Facebook u rritën dje.

TikTok duket se është për momentin rivali më i fortë i META në rang global, që po rritet me ritme të frikshme sa i takon numrit të përdoruesve.

Po ashtu, edhe Google raportoi rezultate të kënaqshme, me shitjet digjitale shumë më lart nga sa pritej e me rritje të kërkesës për shërbime në I-Cloud.

Edhe Microsoft tejkaloi parashikimet e analistëve të Wall Street Journal dhe tha se produktet e Inteligjencës Artificiale po stimulojnë shitjet.

Meta mbetet ende nën rrezik, pasi drejtuesit e kompanisë janë të detyruar, sipas planeve vjetore buxhetore, të shkurtojnë 21 mijë vende pune dhe ta bëjnë strukturën menaxhuese, për këtë vit, më efiçente. Kompania i tkurri parashikimet e saj për shpenzimet vjetore për këtë vit, në 86 miliardë dollarë, nga 92 miliardë që kishte paralajmëruar më herët.

Edhe të ardhurat për tremujorin e parë të këtij viti, ranë në 29.5 miliardë dollarë, nga 32 miliardë e të njëjtës periudhë të një viti më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos