Shpërthimi i raketës së Elon Musk, dështim apo arritje historike?

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 22:43 | Teknologji

"Raketa Starship e SpaceX shpërthen menjëherë pas lëshimit". "Starship më në fund niset, por shpërthen pas ngritjes." "Raketa Starship e Elon Musk shpërthen disa minuta pas nisjes"...

Këto janë vetëm disa nga titujt e mediave më të mëdha në botë: New York Times, BBC, Guardian, CNBC, New York Post. Thuajse në të gjithë titujt duket se kryefjala është dështimi.

“Raketa gjigante u lëshua me sukses nga Teksasi, por shpërtheu disa minuta më vonë kur ndarja e shtytësit dështoi”, shkroi BBC.

Megjithatë, nga ana tjetër, SpaceX dhe miliarderi Elon Musk duken të lumtur dhe të kënaqur me rezultatin e lëshimit të sotëm dhe gjatë videos njerëzit mund të dëgjohen duke brohoritur dhe duartrokitur.

Në video shihet edhe Elon Musk, i cili nuk duket se ka asnjë gjurmë shqetësimi. Shpërthimi i raketës nuk është dështim, sipas kompanisë së miliarderit. Kjo pasi, fakti që anija kozmike në fjalë, që është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë, arriti të lëshohej nga baza, është cilësuar si një sukses shumë i madh.

Megjithatë, shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.

 “Sikur fluturimi testues të mos ishte mjaftueshëm emocionues, Starship iu nënshtrua një çmontimi të shpejtë të paplanifikuar përpara ndarjes”, shkroi SpaceX në Twitter.

https://twitter.com/SpaceX/status/1649045802332073986?s=20

Po ashtu, në postim thuhet se me një test të tillë, suksesi vjen nga ato që mësohen që do ta ndihmojnë ekipin që të përmirësojnë raketat e ardhshme.

Elon Musk, pasi uroi ekipet e kompanisë së tij për punën, premtoi realizmin e një tjetër prove në muajt në vijim. (A2 Televizion)

https://twitter.com/elonmusk/status/1649050306943266819?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos