Reperi i njohur humb jetën gjatë një grabitje në Los Angeles

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 20:53 | Showbiz
Reperi i njohur humb jetën gjatë një grabitje në Los Angeles

Reperi i njohur amerikan, PnB Rock humbi jetën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një sulmi me armë gjatë një grabitje të shkuar keq në një restorant në Los Angeles.

Muzikanti 30 vjeçar ishte bashkë me të dashurën e tij, kur një person i maskuar iu afrua dhe i kërkoi bizhuteritë përpara se të hapte zjarr në lokalin e petullave në jug të qytetit.

Policia e gjeti PnB të plagosur rëndë në vendngjarje, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas policisë së Los Angeles, i dyshuari iu afrua çiftit në restorant dhe iu kërkoi sendet me vlerë. Dy burrat patën më pas një debat që përfundoi me të shtëna armësh. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos