Pas bërjes publike të lidhjes së Dua Lipës me Anwar Hadid, motra e këtij të fundit, supermodelja Gigi Hadid reagoi duke i kërkuar këngëtares shqiptare të qëndrojë larg vëllait të saj.
Megjithatë, tashmë që muajt kalojnë, lidhja e tyre duket se po shkon për mrekulli. Madje, Dua Lipa është fotografuar edhe së bashku me motrat e famshme Hadid.
Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka ndjekur sfilatën e modeleve Hadid që këto të fundit kanë pasur në Javën e Modës në Londër.
Dua ishte se bashku me të dashurin e saj 20-vjeçar, Anwar, duke qenë një mbështetje më shumë për Gigi-n dhe Bella-n. (A2 Televizion)