Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, mjeti del nga rruga bllokohet qarkullimi në Llogara

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 11:43 | Aktualitet
Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, mjeti del nga rruga

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë qarkun e Vlorës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në Qafën e Llogorasë. Policia njofton se një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga te vendi i quajtur “Çezma”, dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos