Si pasojë e reshjeve të dendura, lumi i Bistricës ka pasur një dalje nga shtrati mbi rrugën nacionale por situata është vënë nën kontroll.
Ndërkohë në Borsh ka pasur një rrëshqitje gurësh, për të cilën ARRSH ka marrë masa me sinjalistikë dhe do të ndërhyhet në riparim të aksit.
Vjosa vijon të mos shfaqë probleme dhe mbetet në nivele normale.
Parashikohet rritje e prirjeve që vijnë nga Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër dhe pjesa greke të dielën. (A2 Televizion)