All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Reshjet kishin mbushur kanionet e Langaricës, shpëtohen 4 turistë gjermanë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 22:00 | Kronikë
Reshjet kishin mbushur kanionet e Langaricës, shpëtohen 4 turistë
All - Paragraf - 1

Katër turistë gjermanë janë shpëtuar ditën e sotme nga forcat e rendit, forcat zjarrfikëse dhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i Përmetit, pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Langaricës.

Kanioni ishte mbushur papritur me ujë nga reshjet e shiut, duke arritur një nivel që i pamundësonte atyre kthimin nga ekskursioni.

All - Paragraf - 3

Pas kontrollit në zonën me reliev të vështirë, skuadra e shpëtimit ka shfrytëzuar edhe mjetet e Federatës Shqiptare të Rafting, duke iu afruar turistëve dhe duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Sipas burimeve, katër turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos