Restaurim ndërtese apo muzeum; trashëgimi apo çështje historike? Ministri që ngjall debate 80 vite më pas

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 16:06 | Aktualitet
Restaurim ndërtese apo muzeum; trashëgimi apo çështje

Një shtëpi e viteve ’30 në Mitrovicë, një ndërtesë e braktisur prej vitesh, këtë fillimviti, bëhet pjesë e debateve. Nuk është vetëm çështje e trashëgimisë kulturore, pra e arkitekturës së qytetit, por edhe pjesë e debatit të historianëve që e njohin dhe kanë në dorë dokumentet e 14 muajve kur Xhafer Deva, ishte ministër i Brendshëm në Shqipëri dhe jo vetëm mbështeste, por edhe bashkëpunonte me Gjermaninë naziste. Ndonëse me qëllime patriotike, Xhafer Deva, sipas profesorit Marenglen Kasmi, përmes dokumenteve historike, shkruan disa faqe të errëta për shqiptarët.

Nisur nga këto fakte, profesor Kasmi e ka të vështirë të besojë se këtu bëhet fjalë vetëm për restaurim ndërtese dhe se vëmendje të madhe duhet t’i kushtohet të vërtetave të historisë.

Por ndryshe nga sa Kasmi kërkon që të rrëfejë se një figurë historike ka shumë ngjyra, nuk beson se kjo anë e historisë do të shkruhet në banesën muze, një banesë muze që studiuesi Auron Tare nuk konfirmon se do të shërbejë si muze për figurën e Xhevat Devës.

Studiuesi gjithsesi mbështet fort idenë që ndërtesa të funksionojë si galeri. Tare kërkon ta mbyllë bisedën me një shembull tjetër që po jep bota. Sepse sipas Tares, rijetëzimi i kësaj ndërtese, është një hap i qytetëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos