Unaza e Pogradecit, banorët: Na rrezikohet çdo ditë jeta nga automjetet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 14:34 | Aktualitet
Unaza e Pogradecit, banorët: Na rrezikohet çdo ditë jeta nga

Një makinë përfundoi në kanal, një ditë më parë, në aksidentin e fundit të ndodhur në unazën e Pogradecit, të kthyer në një shqetësim dhe rrezik të përditshëm për qindra banorë që jetojnë në të dyja anët e rrugës.

Veçanërisht pas rikonstruksionit, në këtë unazë kanë ndodhur shumë aksidente, disa prej të cilave me pasoja fatale për jetën e kalimtarëve. Vetë banorët, të irrituar për situatën e krijuar, shprehen se u rrezikohet jeta çdo ditë në këtë rrugë dhe se drejtuesit e mjeteve të papërgjegjshëm arrijnë deri aty që, përveç shpejtësisë, zhvillojnë edhe gara.

Ndërkohë, situata pranohet edhe nga drejtuesit e Policisë Rrugore të Pogradecit, të cilët shprehen se unaza e qytetit është shënuar si njollë e zezë, sa i takon aksidenteve dhe se së shpejti pritet të ngrihet një Task-Forcë për të monitoruar me radar lëvizjen në këtë segment, që është pjesë e rrugëve nacionale, por që kalon mes për mes qendrave të banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos