Restoranti në Serbi, ushqim falas për personat që vaksinohen

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 12:36 | Ballkani
Restoranti në Serbi, ushqim falas për personat që vaksinohen

Vaksinohu kundër Covid-19 dhe do të shijosh gatime tradicionale pa para. Oferta vjen nga një restorant popullor në qytetin serb të Kragujevac, si një mënyrë për të promovuar vaksinimin dhe fushatën për rihapje të plotë të restoranteve e bareve në vend. Holli kryesor i restorantit është kthyer në një pikë vaksinimi.

Ndërsa dhjetëra vetë vihen në radhë për të siguruar vaksinën dhe gjithashtu një pjatë mishi të pjekur, pronari i restorantit “Libraria e Milutinit” thotë se izolimet në 2020 dhe kufizimet e pjesshme gjatë këtij viti e kanë çuar në prag të kolapsit.

Serbia nisi fushatën e imunizimit të popullsisë dhjetorin e kaluar, duke u mundësuar qytetarëve të zgjedhin mes vaksinave të Pfizer, AstraZenecas, Sputnik apo Sinopharm.

1/3 e popullsisë prej 7 milionë banorësh të Serbisë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, por hezitimi i qytetarëve e ka ngadalësuar fushatën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos