46 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 20:14 | Ballkani
46 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

46 viktima dhe 433 raste të reja me koronavirus, është bilanci ditor i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja vijnë nga 2453 testime.

Bilanci ditor flet gjithashtu për 641 të shëruar për një total prej mbi 132 mijë të shëruarish.

Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 152 mijë, ndërsa viktimat kanë arritur në 4818. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos