
AstraZeneca ka informuar Bashkimin Europian të premten se do të dorëzojë rreth 60% më pak vaksina sesa kishte premtuar në fillim, një zyrtar i lartë i unionit konfirmoi për Reuters.
Në shifra konkrete, kompania britaniko-suedeze do të dorëzojë 31 milionë doza brenda tremujorit të parë të vitit 2021, për shkak të problemeve me prodhimin e dozave. Fillimisht, AstraZeneca ishte zotuar të dorëzonte 80 milionë doza brenda fundit të marsit.
Kjo është një tjetër goditje për planin e Europës për vaksinimin kundër koronavirusit, pasi edhe kompania Pfizer/BioNTech ngadalësoi furnizimin për shkak të mbingarkesës. (A2 Televizion)