Revista Time shpall "Njeriun e Vitit"

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 19:18 | Bota
Revista Time shpall "Njeriun e Vitit"

Revista Time ka shpallur presidentin Volodymyr Zelensky si njeriun e vitit 2022. Titullin, lideri i Ukrainës e ka marrë për rezistencën që vendi i tij ka treguar përballë pushtimit të Rusisë.

Ndërsa e cilëson si “shpresëplotë” vendimin e presidentit për të qëndruar në Kiev dhe për të mbajtur vendin e tij të bashkuar në kohë lufte, kryeredaktori i Time Edward Felsenthal tha se vendimi i këtij viti ishte lehti që ka marrë ndër vite.

https://twitter.com/TIME/status/1600470652363866113?s=20&t=JgArWaP_1975Cy3yT-Z5ww

Që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, Zelensky ka mbajtur fjalime të përditshme të ndjekura jo vetëm nga ukrainasit, por nga qytetarët dhe qeveritë anembanë globit.

Ai është shfaqur në vijën e frontit dhe së fundmi ka festuar në rrugët e Kherson-it kur Ukraina e largoi Rusinë nga qyteti me rëndësi strategjike.

 “Pavarësisht nëse beteja për Ukrainën e mbush njeriun me shpresë apo me frikë, Volodymyr Zelensky e galvanizoi botën në një mënyrë që nuk e kemi parë në dekada”, shtoi Felsenthal.

Zelensky ndan titullin e vitit 2022 me "shpirtin e Ukrainës", për të cilin Felsenthal tha se ishte mishëruar nga "individët e panumërt brenda dhe jashtë vendit" që luftuan prapa kuintave, duke përfshirë njerëz të zakonshëm si kuzhinierët dhe kirurgët.

Time e prezantoi për herë të parë çmimin e saj “Person i Vitit” në 1927.

I nderuari i vitit të kaluar ishte shefi i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, i cili që atëherë ka zënë kryetitujt të mediave ndërkombëtare pasi bleu Twitter-in. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos