Kohë revolte, në vendin e fundit afrikan që drejtohet zyrtarisht nga një monark absolut. Bëhet fjalë për Eswatinin, i njohur deri në vitin 2018 si Swaziland.
Totalisht i rrethuar nga Afrika e Jugut, me të cilin shkëmben 90% të marrëdhënieve tregtare, vendi me pak më shumë se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III.
Firma e tij është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor, dhe sipas opozitës në vitet e fundit presioni ndaj opozitës dhe të asaj pjese të shoqërisë që kërkon më shumë të drejta është përkeqësuar dukshëm.
Protesta të shumta në Eswatini janë shtypur me dhunë nga autoritetet dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut Totalisht i rrethuar nga Afrika e Jugut, me të cilin shkëmben 90% të marrëdhënieve tregtare. Në 2018, mbreti ndryshoi emrin e vendit nga Swaziland në Eswatini Vendi me pak më shume se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III Firma e tij është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg Një institucion, ai i burgut, që deri në vitin 1968 nuk njihej, nga momenti që për krimet e gjykuara të rënda të dënuarit çoheshin në malin Nyonyane, dhe hidheshin nga maja Në Eswatini, çdo shtetas duhet të kërcejë gjatë festës kombëtare, sipas disa koreografive të përcaktuara Mbreti Mswati III gjatë një fjalimi në OKB
Protestat e fundit janë shtypur me dhunë nga autoritetet, dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut.
“Në Parlament as nuk mund të flasim pa lejen e mbretit, duhet t’i merret leja edhe kur nuk ndodhet aty. Çdo vendim që marrim, miratohet nga ai, dhe vetëm nga ai”, denoncon një deputet lokal, i përfshirë në protesta.
Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra. Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg. Një institucion, ai i burgut, që deri në vitin 1968 nuk njihej në mbretërinë afrikane, pasi për krimet e gjykuara të rënda të dënuarit çoheshin në malin Nyonyane, dhe hidheshin nga maja.
Vendet kufitare me Eswatini, si Afrika e Jugut, Botswana dhe Zimbabwe po tentojnë të ulin tensionin, ndërkohë që mbreti ka bërë të ditur se në qoftë se populli do të vendosë për ndryshime kushtetuese ai është i gatshëm, por që kjo duhet të ndodhë “me reforma dhe ndërmjetësime”.
Institucione si Amnesty International e kanë cilësuar atë që po ndodh në vendin e Afrikës jugore si një “sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e njeriut”. (A2 Televizion)