
“Ballkani rrezikohet nga kërcënimi nacionalist nëse BE nuk çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në vjeshtë”.
Paralajmërimi vjen nga kryeministrat e dy vendeve në një prononcim për Financial Times. “Nuk duhet të ndodhin zhvillime të këqija për të kuptuar se çdo hap pas në këtë proces nxit nacionalizmin, fantazitë dhe ëndrrat e dëmshme”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndër të tjera ai thekson se Shqipëria ashpërsoi luftën kundër korrupsionit me anë të reformës në drejtësi për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Rama komenton dhe idenë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon reformim të thellë të BE-së përpara zgjerimit. Kryeministri shqiptar thotë se fuqizimi i Unionit dhe anëtarësimi i Ballkanit janë dy zhvillime që mund të ndodhin paralelisht. (A2 Televizion)