
Kuvendi i Shqipërisë, në mbledhjen e radhës pritet që shqyrtojë dhe të miratoje projekt-rezolutën për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës.
Kryetari i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, pas konsultimit paraprak me Ministrinë e Jashtme u ka paraqitur draftin kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare dhe komisionit të jashtëm.
Një draft propozim konkret është bërë edhe nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit të PD të mbetur jashtë grupeve parlamentare tashmë.
Ky propozim vjen vetëm një javë pasi parlamenti hodhi poshtë idenë e tyre fillestare për miratimin e një projekt rezolute për situatën në Ukrainë. (A2 Televizion)