Vrasja në Berlin, thellohet kriza diplomatike, Rusia dëbon dy zyrtarët gjermanë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 14:53 | Bota
Vrasja në Berlin, thellohet kriza diplomatike, Rusia dëbon dy

Thellohet kriza diplomatike mes Rusisë dhe Gjermanisë, që nisi pas vrasjes së një separatisti çeçen në Berlin. Moska thërriti ambasadorin gjerman për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve të tij nga Rusia.

Ministria e Jashtme e qeverisë së Angela Merkel reagoi menjëherë për këtë vendim, të cilin e konsideroi të gabuar dhe të pajustifikuar.

Por Moska përgënjeshtroi Berlinin duke theksuar se kërkoi prej kohesh ekstradimin e atij, që presidenti Vladimir Putin e konsideronte një bandit dhe terrorist antirus.

Ndërkohë, hetuesit gjermanë vazhdojnë të shqyrtojnë historinë e spiunazhit të vitit. Për mediat ndërkombëtare, vrasja e çeçenit në zemër të Berlinit, konfirmon ekzistencën e një skuadre vrasësish, të cilën Putin e përdor për të eliminuar disidentët nëpër botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos