Aktori Genci Fuga pëson goditje në tru, Eni Jani kërkon ndihmë: Nuk qenka e lehtë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 08:23 | Aktualitet
Aktori Genci Fuga pëson goditje në tru, Eni Jani kërkon

Aktori Genc Fuga ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani e cila ka sqaruar se aktori ka pësuar një goditje në tru. Ndonëse shkruan se nuk e ka aspak të lehtë, ajo u ka shtrirë dorën të gjithë të njohurve, që ta ndihmojnë, pasi nuk e përballojnë dot operacionin.

“Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 Lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë Euro të operacionit.

Ndjesë dhe konsideratë….”,  përmbyll aktorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos