Ricky Martin mbërrin në Tiranë, dalin pamjet e para

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 19:28 | Showbiz

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ricky Martin, ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë, dy ditë para koncertit që do të mbajë në sheshin “Skënderbej”.

Ricki Martin, që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos