Zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie, fëmijës së legjendës Elvis Presley

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 14:00 | Showbiz

Zbulohet shkaku që i shkaktoi vdekjen Lisa Marie Presley, vajzës së legjendës së rock 'n' roll-it, Elvis Presley, e cila vdiq disa muaj më parë në moshën 54-vjeçare. Mësohet se, shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presley ka qenë një pengim në zorrë.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes. Presley, një këngëtare dhe kompozitore, u varros përfundimisht pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vrau veten në vitin 2020.

Pas vdekjes së saj, nëna e saj, Priscilla Presley, ngriti një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit, duke argumentuar se ajo nuk ishte në dijeni të një ndryshimi të vitit 2016 që e kishte rrëzuar atë si një administruese e besuar që mbikëqyrte pasurinë e Lisa Marie. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/12/nderron-jete-e-bija-e-vetme-e-elvis-presley-kengetarja-pesoi-atak-kardiak/
https://a2news.com/2023/01/14/lisa-marie-presley-do-te-prehet-prane-djalit-te-saj-ne-graceland/

A2 CNN Livestream

Latest Videos