
Një lajm i mirë vjen nga Vlora, për sa i përket qarkullimit të mallrave.
Porti Detar i Vlorës ka njoftuar se duke filluar nga data 18 maj, do të rifillojë normalisht veprimtaria portuale për sa i përket mallrave, në linjën Vlorë-Brindizi-Vlorë, gjithmonë duke respektuar masat parandaluese ndaj koronavirusit.
Linja me Italinë është e vetmja aktualisht në funksion në portin jugor, dhe ishte bllokuar për shkak të pandemisë. (A2 Televizion)