Pasi u nda nga Melinda, Gates gjen sërish dashurinë në moshën 67-vjeçare

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 22:33 | Showbiz

Mesa duket Bill Gates ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Melinda në vitin 2019. Sipas raportimeve të Mail Online, miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.

Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të Oracle Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin.

Janë të pandashëm,” tha një mik i çiftit për DailyMail.com

“Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë.”

Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi.

Bashkëshorti i saj i ndjerë kishte një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh në kohën kur vdiq. Më herët, dyshja vizituan e Sidnein ku miliarderi takoi edhe kryeministrin e vendit Anthony Albanese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/u-nda-nga-melinda-bill-gates-fotografohet-me-nje-brune-misterioze-ne-australi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos