
Është rihapur për qarkullim, ura e Ambasadorit, një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte bllokuar për shtatë ditë nga protestuesit të cilët kundërshtonin masave anti-Covid.
Kështu ka bërë të ditur kompania që menaxhon urën.
“Ura e Ambasadorit është tashmë plotësisht e hapur, duke lejuar edhe njëherë qarkullimin e lirë të tregtisë, midis ekonomive kanadeze dhe amerikane”, thuhet në një deklaratë.
Bllokada pati pasoja për industrinë e automobilave në të dyja anët e kufirit, çka i kushtoi tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milionë dollarë në ditë.
Të premten, një gjykatës kanadez urdhëroi t’i jepet fund bllokadës në Urën e Ambasadorit, pika më e ngarkuar e kufirit tokësor të Amerikës së Veriut, por sërish protestuesit u panë në urë. (A2 Televizion)