Rikthehen "autoshkollat", nis regjistrimi i kursantëve. Më 18 maj, faza e dytë e praktikës

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 14:23 | Aktualitet
Rikthehen "autoshkollat", nis regjistrimi i kursantëve. Më

Nga kjo e hënë, shoferët e ardhshëm mund të rifillojnë kurset e autoshkollës. Hapja do të bëhet në dy faza, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Në fazën e parë do të rinisë regjistrimi i aplikantëve të rinj, në respektim të distancës së sigurisë mbi 1,5 metra mes shoferit dhe praktikantit.

Faza e dytë do të nisë javën e ardhshme, më 18 maj, kur praktikantët do të kenë mundësi të qarkullojnë në rrugë. Në autoshkollë nuk do të lejohet më shumë se një kursant, me përjashtim të pjesëtarëve të së njëjtës familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos