Rikthehen reshjet, por janë kalimtare

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 15:19 | Aktualitet
Rikthehen reshjet, por janë kalimtare

Sonte në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit; reshjet mbeten prezente edhe gjatë ditës së dielën, ndërsa e hëna dhe në vijim sjellin kryesisht kthjellime në territor.

Temperaturat ulen me 2°C mëngjesin e nesërm, më e ndjeshme në veri dhe zonat Lindore, ndërsa mesdita sjell rënie të theksuar të temperaturave në territor, duke ulur maksimumin në 17°C.

Java që vjen sjell mot kryesisht të kthjellët, por të freskët deri të enjten kur sërish pritet rritje e temperaturave, por jo më lart se 19°C. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos