Rikthehet “amnistia” për të dënuarit, mazhoranca do të risjellë draftin

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 14:32 | Aktualitet
Rikthehet “amnistia” për të dënuarit, mazhoranca do

Në dhjetor dyert e burgjeve nuk u hapën dhe asnjë nga të dënuarit nuk përfitoi nga falja e fundvitit.

Mazhoranca e kishte asokohe draftin gati, por nuk siguroi dot votat nga opozita. Por me zëvendësimet e reja në parlament, qeveria beson se mund të sigurojë kartonët e nevojshëm, për të kapur 84 votëshin.

https://a2news.com/2018/12/10/amnistia-politika-vendos-per-fatin-e-600-te-burgosurve/

Burime nga Ministria e Drejtësisë thonë për A2 CNN se drafti që ka mbetur pezull, do të rishikohet, edhe për shkak të afateve kohore për veprat e kryera nga të dënuarit.

Të njëjtën taktikë mazhoranca pritet të ndjekë edhe me ligjet e tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar, si kodi rrugor apo dhe reforma zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos